Këto raportohet të kenë qenë raketat që Irani përdori mbrëmë- “Fattah-1” pesë herë më e shpejtë se zëri

Sipas një raporti të vitit 2021 nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Teherani ka mijëra raketa balistike dhe të lundrimit me një shumëllojshmëri rrezesh. Numrat e saktë për çdo lloj rakete nuk dihen, por gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së, Kenneth McKenzie i tha Kongresit në vitin 2023 se Irani kishte mbi 3000 raketa…

Bota

02/10/2024 08:54

Sipas një raporti të vitit 2021 nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Teherani ka mijëra raketa balistike dhe të lundrimit me një shumëllojshmëri rrezesh.

Numrat e saktë për çdo lloj rakete nuk dihen, por gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së, Kenneth McKenzie i tha Kongresit në vitin 2023 se Irani kishte mbi 3000 raketa balistike.

Kjo sipas faqes së internetit “Iran Watch”.

Trajektoret e raketave balistike i bartin ato jashtë ose pranë kufijve të atmosferës së Tokës, përpara se ngarkesa e kokës të ndahet nga raketa që e bante atë lart, e më pas të zhytet përsëri në atmosferë dhe në objektin e saj.

Ekspertët e armëve që analizuan videon e verifikuara të mediave të sulmit ndaj Izraelit mbrëmë, i thanë CNN-it se Irani përdorte variante të raketës balistike “Shahab-3”.

“Shahab 3” thuhet se është themeli për të gjitha raketat balistike me rreze të mesme veprimit të Iranit që përdorin një shtytës të lëngshëm.

Mediat iraniane raportuan se Teherani përdori një raketë të re, Fattah -1 në këto sulme.

Kjo raketë përshkruhet si “hipersonike”, që do të thotë se udhëton me “5 mach”, ose pesë herë më shumë se shpejtësia e zërit.

“Fabian Hinz, një studiues në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, thotë se Fattah-1 duket se ka një kokë lufte në një “makinë rihyrjeje të manovrueshme”, e cila i mundëson asaj të bëjë rregullime për të shmangur mbrojtjen raketore gjatë një pjese të shkurtër të zhytjes së saj në. objektivin e saj”./Lajmi.net/