Këto pritet të jenë dy ndryshimet e De Biasit në pjesën e dytë
Gianni De Biasi pritet të bëjë ndryshime në pjesën e dytë ndaj Francës, varësisht nga rezultati.
Sport
Odise Roshi dhe Sokol Cikalleshi pritet të jenë dy ndryshimet e De Biasit gjatë pjesës së dytë.
Futbollistët janë parë në nxemje në pjesën e parë dhe reporteri i UEFA-së për Shqipërinë, Tony Pandovski, paralajmëron se ata mund të inkuadrohen gjatë fraksionit të dytë.
Futja eventuale në lojë e kësaj dyshe do ta ndryshonte strategjinë e Shqipërisë, duke e bërë më sulmuese se në 45 minutat e para.