Emisioni “Mirage” vjen këtë të premte me të ftuar emra të njohur të estradës, shkruan lajmi.net.
Këto materiale mund t’i ndiqni nesër në “Mirage”:
Kur do të rikthehet Kafeneja Jonë? Flet Fatmir Spahiu
Vox Pop: A e dinë qytetarët se në çfarë ore është shpallur Pavarësia e Kosovës?
Rema Canolli rikthehet me këngë të re, premton shumë projekte gjatë këtij viti
Shqipe Abazi e nis vitin me baladë, cilat janë planet e këngëtares?
Në rubrikën “Kë zgjedh” këtë javë përgjigjet Fero
Të gjitha këto i kuptoni të premtën në ora 19:00 në kanalin e Lajminet në Youtube, nën prezantimin e Alketa Canës./Lajmi.net/