Ndryshim në ndarjen e mandateve: PDK rikthen mandatin e 23-të, LVV bie në 51 deputetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave të ardhura me postë për zgjedhjet e 7 qershorit, ndërsa rezultatet e fundit kanë sjellë një tjetër ndryshim në ndarjen e mandateve parlamentare. Sipas përditësimit më të fundit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka rikthyer mandatin e 23-të në Kuvendin e Kosovës, mandat…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave të ardhura me postë për zgjedhjet e 7 qershorit, ndërsa rezultatet e fundit kanë sjellë një tjetër ndryshim në ndarjen e mandateve parlamentare.
Sipas përditësimit më të fundit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka rikthyer mandatin e 23-të në Kuvendin e Kosovës, mandat të cilin më herët e kishte fituar Lëvizja Vetëvendosje (LVV) pas numërimit të një pjese të votave të diasporës.
Si rezultat i këtij ndryshimi, LVV-ja ka rënë sërish në 51 ulëse parlamentare, ndërsa PDK-ja është ngjitur në 23 mandate.
Ndryshimi ka ardhur pas procesimit të një vendvotimi nga votat me postë, duke dëshmuar se gara për mandatet mbetet e hapur deri në përfundimin e plotë të numërimit.
Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vazhdon të mbetet me 19 ulëse në Kuvend, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ruan 7 mandate parlamentare.
Procesi i numërimit të votave me postë ende nuk ka përfunduar, prandaj ndarja e mandateve mund të pësojë lëvizje të tjera deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve. /Lajmi.net/
