Këto janë tri komunat me më së shumti rate të reja me koronavirus, prin Prishtina

Ka shkuar në 11 mijë e 848 numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë.

Lajme

19/08/2020 15:08

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 162 raste të reja me koronavirus, kështu duke e çuar në 11 mijë e 848 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, shkruan lajmi.net.

Sipas IKSHPK-së, në 24 orët e fundit raste të reja më së shumti janë regjistruar në Prishtinë.

Kryeqyteti ka regjistruar edhe 48 raste të reja, pasuar nga Peja me 21 raste dhe Ferizaj me 20 raste.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 48 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Ferizaj 20 raste, komuna Vushtrri 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Malishevë, Rahovec dhe Suharekë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/