Këto janë syzet e diellit që shkojnë me formën e fytyrës tuaj

Bazuar në VIPIN e preferuar, mund të kuptoni formën e duhur për juve.

Lifestyle

17/05/2021 13:56

Nëse keni fytyrë të rrumbullakët: Provoni syze dielli si sy mace

Nëse keni një fytyrë të rrumbullakët (à la Emma Stone), syzet e diellit si sy mace janë të duhurat për ju. Skajet e ngushta ngrenë anët e fytyrës tuaj për të treguar ato mollëza të bukura dhe për t’ju dhënë një pamje më të bukur.

Nëse keni fytyrë me konture të forta : Provoni syze dielli të rrumbullakëta

Fytyrat në formë zemre si ajo e Kerry Washington kanë një strukturë kockash shumë të theksuar. Ju nuk doni të shpërqendroni njerëzit nga këndet e bukura të fytyrës kështu që syzet e rrumbullakëta janë perfekte për ju!

Nëse fytyra juaj ka formën e një diamanti: Provoni syze dielli katrore

Zonjat me fytyrë në formë diamanti dinë të bien në sy me nofullat e tyre të mprehta. Mbajtja e syzeve në formë do të plotësojë nofullën tuaj.

Nëse keni një fytyrë ovale: Provoni syzet e aviatorëve.

Ky stil u jep pak avantazh fytyrave ovale. Nëse forma e fytyrës tuaj është e ngjashme me Halle Berry, aviatorët janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të sjellë një dimension tjëtër në fytyrë. /Lajmi.net/