​Këto janë shpenzimet dhe të hyrat e Qeverisë për vitin 2024

Qeveria e Kosovës ka rritur shpenzimet buxhetore në vitin 2024 krahasuar me një vit më parë. Gjithsej shpenzimet e Qeverisë në vitin 2024 ishin 3 miliardë e 189.3 milionë euro, ndërsa shpenzimet në vitin 2023 ishin 2 miliardë e 925.5 milionë euro ose mbi 250 milionë euro më shumë. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës,…

Lajme

06/05/2025 21:51

Qeveria e Kosovës ka rritur shpenzimet buxhetore në vitin 2024 krahasuar me një vit më parë.

Gjithsej shpenzimet e Qeverisë në vitin 2024 ishin 3 miliardë e 189.3 milionë euro, ndërsa shpenzimet në vitin 2023 ishin 2 miliardë e 925.5 milionë euro ose mbi 250 milionë euro më shumë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve 25%, kontributet sociale dhe përfitimet 24%, formimi i kapitalit bruto 16%, konsumi i ndërmjetëm 14%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategoritë tjera të shpenzimeve.

Në ASK thonë se të hyrat e përgjithshme të Qeverisë në vitin 2024 ishin 3 miliardë e 222.7 milionë euro, ndërsa të hyrat në vitin 2023 ishin 2 miliardë e 860. 7 milionë euro.

Sipas ASK-së pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 71% të totalit të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura 15%, pagesat për prodhimin jashtë tregut (shitjet) 4%, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave.

Ndryshe, për vitin 2025, Kuvendi i Kosovës miratoi buxhetin 3.6 miliardë euro.