Këto janë ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

Zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, organizon takimin e radhës të Grupit Koordinues Ndërinstitucional për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38, ora 10:00) Për zhvillimet e ditëve të fundit, Shtabi i KFOR-it mban konferencë për media. Zëdhënësi i Shtabit të KFOR-it,…

Lajme

09/06/2023 09:06

Zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, organizon takimin e radhës të Grupit Koordinues Ndërinstitucional për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38, ora 10:00)

Për zhvillimet e ditëve të fundit, Shtabi i KFOR-it mban konferencë për media. Zëdhënësi i Shtabit të KFOR-it, kolonel Andrea GALLIENI do të ndajë informacione për aktivitetet e KFOR-it (Qendra Informative Mediale të NATO-s, ndërtesa e Radio Kosovës, kati 9, ora 11.30)

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse mban konferencë për media në kuadër të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet e këtij muaji për kualifikimet Euro 2024 kundër Rumanisë dhe kundër Bjellorusisë (Hotel “Emerald”, ora 14:00)