Këto janë gratë që fshihen pas futbollistëve të Kombëtares (FOTO

Tani mund të flasim për historitë e lojtarëve tanë, që na ofrojnë madje edhe kombinimin tendencë të djemve të futbollit me vajzat e showbiz-it.

Sport

15/10/2015 18:27

Nëse djemtë e vegjël që luajnë futboll duan jo vetëm bluza me emrat e Messi-t dhe Ronaldo-s, por dhe ato që shkruajnë Cikalleshi, Cana, apo Roshi, nëse bisedat rreth futbollit janë plot me emra shqiptarë tashmë, nëse festimet për gol janë shumë herë më të mëdha kur godet Gashi dhe Gjimshiti, atëherë nuk ka pse flitet vetëm për të dashurën e re të Ronaldos pas ndarjes me modelen Irina Shayk, apo për gruan sexy të Fancesco Totti-t, prezantuesen dhe modelen Ilary Blasi.

Tani mund të flasim për historitë e lojtarëve tanë, që na ofrojnë madje edhe kombinimin tendencë të djemve të futbollit me vajzat e showbiz-it. Tani mund të flasim për modelen që ka në krah Berat Gjimshiti, apo Miss Shqipërinë që është martuar me Elseid Hysajn.

Megjithatë nuk do të thotë që kombinimi të jetë gjithmonë i tillë.Shumë futbollistë i kanë zgjedhur partneret nga fusha të tjera, por ato tërheqin njëlloj vëmendjen si Antonella Roccuzzo, mamaja e dy djemve të Messi-t, apo gazetarja Sara Carbanero, që i dashuri I saj, Iker Cassillas, e ka puthur live në transmetim gjatë një interviste.

Dhe nuk ndodh ndryshe me Monica-n, gruan arkitekte të Lorik Canës, apo Ornelën, bashkëshorten e bukur të Andi Lilës, shkruan “Albeu.com”.

Le të njohim pak më nga afër gratë që sfidën e djemve të kombëtares e kanë edhe më të fortë, që i presin këta odise modernë nga të gjitha udhëtimet dhe që gjatë ndeshjeve të Shqipërisë, shqiptare ose jo, është e sigurt që u rreh zemra me shumë dashuri.