Këto janë fjalët e ‘ndyra’ mes Ibrahimovicit dhe Lukakut që dërguan deri të përleshja

Dje, Interi mposhti AC Milanin me përmbysje 2 - 1, në kuadër të çerekfinales të Kupës së Italisë.

Sport

27/01/2021 08:37

Mirëpo, gjatë pjesës së parë ndodhi një përleshje mes yllit të Interit, Romelu Lukaku dhe atij të Milanit, Zlatan Ibrahimovic, transmeton lajmi.net.

Sipas Tuttomercatoweb, suedezi e ngacmoi në bazë racore duke e quajtur ‘majmun i vogël’.

“Shko në vendin tënd të m***, ti majmun i vogël”, ishin fjalët e Ibrahimovicit.

Ndërsa, belgu gjithashtu iu përgjigj duke e sharë.

“Q***** ty dhe gruan tënde, ti dëshiron të flasësh për nënën time?”, ishte shprehur Lukaku.

Kujtojmë, se dyshja ishin bashkëlojtarë te Unitedi, kurse u ndëshkuan me karton të verdhë./Lajmi.net/