Këto janë dy prurjet e reja te Kosova, të ftuar për ndeshjet ndaj Islandës
Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën me 26 futbollistët e ftuar për dy ndeshjet ndaj Islandës, të vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve. Në këtë listë janë dy emra të rinj, të cilët janë ftuar për herë të parë në Përfaqësuesen A. I pari është mbrojtësi i Prishtinës, Dion Gallapeni. 20-vjeçari po…

Sport
Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën me 26 futbollistët e ftuar për dy ndeshjet ndaj Islandës, të vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve.
Në këtë listë janë dy emra të rinj, të cilët janë ftuar për herë të parë në Përfaqësuesen A.
I pari është mbrojtësi i Prishtinës, Dion Gallapeni. 20-vjeçari po kalon një sezon fantastik me bardhekaltërit.
Ndërsa për herë të parë është ftuar edhe 16-vjeçari Lirijon Abdullahu.
Ai luan në Gjermani, te skuadra Stuttgart Kickers.