Këto janë aktivitetet për shënimin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt
Komuna e Skenderajt të shtunën shënon 18 qershorin, Ditën e Çlirimit. Për të shënuar këtë ditë janë paraparë disa aktivitete.
Lajme
Shënimi i kësaj dite do të nisë me homazhe tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, në sheshin e qytetit për të vazhduar me aktivitete tjera gjatë ditës, njofton drenciasot.com.
Ja agjenda e plotë:
Ora 09:00; Homazhe pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari
Vendi: Sheshi Adem Jashari në Skenderaj
Ora 09:30; Homazhe kushtuar dëshmorëve
Vendi: Kompleksi Përkujtimor Adem Jashari, Prekaz
Ora 10:00; Homazhe kushtuar dëshmorëve
Vendi: Varrezat e dëshmorëve në Polac
Ora 16:00; Shfaqet Komedia „Fakiri i Madh“ nga Teatri i Qytetit “ Kaqurrela“.
Vendi: Qendra e Kulturës: ’’Hasan Prishtina“ në Skenderaj
Ora 17:00; Koncert Festiv kushtuar 18 Qershorit-Ditës së Çlirimit
Vendi: Sheshi Adem Jashari në Skenderaj