Këto janë ‘5 Qytete më të mira për të jetuar’ në vitin 2015 |FOTO|

Ky lloj rangimi i ka për bazë 5 faktorë: stabilitetin, shëndetësinë, kulturën dhe mjedisin, shkollimin, dhe infrastrukturën. Por të gjitë ne e dijmë se gjëja e parë që na intereson kur duam të lëvizim për të jetuar në një qytet tjetër, është kostoja e jetës atje.

Lajme

19/08/2015 16:11

Janë zgjedhur si qytetet më të mira për të jetuar, por nuk do të thotë se janë edhe më të lirat. Melbourne i Austalisë ka dalur qyteti i parë në listën ‘Qytetet më të mira për të jetuar në vitin 2015’ – por kjo më nuk është befasi, pasiqë Melbourne renditet i pari në këtë listë për pesë vite rresht, por një apartament një-dhomësh në zemër të qytetit do t’ju kushtojë 1211 dollarë amerikan (në muaj).

Ky lloj rangimi i ka për bazë 5 faktorë: stabilitetin, shëndetësinë, kulturën dhe mjedisin, shkollimin, dhe infrastrukturën. Por të gjitë ne e dijmë se gjëja e parë që na intereson kur duam të lëvizim për të jetuar në një qytet tjetër, është kostoja e jetës atje.  /lajmi.net

 

Dhe nëse shikojmë në ‘Numbeo’ një databazë me të dhëna dhe statistika – për të parë nëse ‘5 qytetet më të jetueshme’ janë edhe të përballueshme në aspektin financiarë, rezultatet janë këto:

 

1. Melbourne, Australi
Qyteti Australian është tashmë i njohur për opsione të pa-numërta me galeri arti, vende të muzikës, bare në qiell të hapur, të gjitha këto në një peisazh ku ka përzierje të arkitekturës viktoriane dhe asaj moderne. Por, edhe pse ka zënë vendin e parë në këtë listë, të jetosh atje nuk është pak e kushtueshme.
– Apartamenti një-dhomës për një muaj do t’ju kushtojë 1211 dollarë amerikan.
Melbourne
2. Viena, Austri
Qyteti austriak është shtëpi e kafesë të mrekullueshme vieneze, Shtëpisë Ikonike të Operas, dhe pallatit historik ‘Hofburg’. Por a do të mund t’a përballoni qiranë e çmimeve të dhomave në pallate luksoze?
– Apartamenti një-dhomësh në qendër të Vienës do t’ju kushtojë: 740 euro në muaj.
Vienna
3. Vankuver, Kanada
Qyteti Kanadez i Bregut Perëndimorë, ka pamje nga deti, një skenë shumë aktive muzikore, si dhe njërin nga hokej-ekipet më të mira të Kanadasë, i cili në fakt është akteri kryesorë për gjallërinë që i jep vendeve veriore. Por çmimet a do t’ë mund t’ju ndihmojnë t’i shpëtoni të ftohtit jashtë?
– Apartamenti një-dhomësh në qendër të qytetit do t’ju kushtojë: 1206 dollarë amerikan.
Vancouver
4. Toronto, Kanada
Qyteti më i populluar i Kanadasë, ka një qendër të stërmbushur me ndërtesa të larta, adhurues të flaktë të sportit, dhe ushtim të hatashëm. Por a do të mund t’a përballojë xhepi juaj gjithë këtë ofertë?
– Apartamenti një-dhomësh në qendër të Torontos do t’ju kushtojë: 1131 dollarë amerkian.
Toronto

5. Calgary, Kanada
Po pra, Kanada ka ‘okupuar’ 80% të kësaj liste me gjithsejt 3 qytete. Calgary ka gjithashtu një skenë aktive të muzikës, një lagje historike me ndërtesa nga 1914 e më të vjetra, dhe numër të madh të parqeve ku mund të shijoni kohën kur ajo është e ngrohtë.
– Apartamenti një-dhomësh në qendër të Calgaryt do t’ju kushtojë 1037 dollarë amerikan.
Adelaide