Këto janë 19 këngët e albumit më të ri të Bim Bimmës (Foto/Video)
Reperi Bim Bimma dy javë më parë ka bërë promovimin e albumit të tij më të ri me titull “BIMA”.

ShowBiz
Ai e bëri promovimin e këtij albumi në ambientin e pishinës së Gërmisë, kurse tani ka vendosur ta publikojë listën me titujt e këngëve, shkruan lajmi.net.
Janë gjithsej 19 këngë të cilat së shpejti mund t’i dëgjojnë fansat e reperit, ku disa prej tyre janë edhe në bashkëpunim me emra të njohur artistësh.
Tuna, Lyrical Son, Ergeni, Elinel, Blunt & Real 1, e të tjerë; janë disa prej bashkëpunëtorëve të Bimmës.
Ndërsa, sa i përket detajeve të këtij albumi, mund të mësoni në videon e mëposhtme në intervistën që Bim Bimma ka dhënë për emisionin Mirage. /Lajmi.net/
