Këto dobi sjellë çaji i hithrave për flokët

Vetitë e mira të çajit të hithrave nuk përfliten shumë, por ato janë të shumta!

Lifestyle

17/01/2021 15:47

Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve, shkruan “Living”.

Ajo është e pasur me  proteina, kalcium, magnez, fosfor, beta karoten, si dhe vitamina A, C, D, dhe kompleksin e vitaminave B, transmeton lajmi.net.

Hithra lufton inflamacionin, reumatizmën, trajton kontraktimet e muskujve, alergjinë dhe tensionin e lartë të gjakut, por gjen përdorim të gjerë edhe në kujdesin ndaj flokëve.

Përgatitja e çajit të hithrës

Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta.

Personave që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me çaj hithrash, 2-3 herë në javë.

Floku juaj është i thatë, i pashëndetshëm dhe i zhveshur nga sebumi, yndyra natyrale e flokëve. Në një enë rrihen 2 verdha vezësh, shtoni 1 lugë gjelle mjaltë, 5-10 vaj esencial hithre dhe 1 filxhan kafeje me çaj hithrash.

Përziejini përbërësit  dhe më pas masazhoni flokët. Lëreni të veprojë për 2 orë dhe lani kokën si zakonisht, por shpëlarjen e fundit bëjeni me çaj. Do të habiteni me rezultatin. /Lajmi.net/