Këto 5 gjëra i bëjnë njerëzit e suksesshëm posa të zgjohen në mëngjes
A e dini se gjërat të cilat vendosni t’i bëni brenda orës së parë që zgjoheni nga gjumi mund t’ju përgatisin për sukses ose dështim? Sipas ekspertëve, personat më të suksesshëm në biznese të ndryshme i bëjnë pesë gjëra të caktuara çdo mëngjes, të cilat i përgatisin ata për një ditë produktive – këto gjëra duhet t’i bëni edhe ju.
Lifestyle
A e dini se gjërat të cilat vendosni t’i bëni brenda orës së parë që zgjoheni nga gjumi mund t’ju përgatisin për sukses ose dështim?
Sipas ekspertëve, personat më të suksesshëm në biznese të ndryshme i bëjnë pesë gjëra të caktuara çdo mëngjes, të cilat i përgatisin ata për një ditë produktive – këto gjëra duhet t’i bëni edhe ju.
Bëni ushtrime fizike para punës
Vrapimi apo ushtrimet në palestër para punës janë thelbësore. Ato ua përmirësojnë mendjen dhe ju përgatisin mendërisht për vazhdimin e ditës dhe sfidat që i sjell. Richard Branson gjithmonë e fillon ditën me pak çiklizëm, bashkëthemeluesi i Twitter, Jack Dorsey, gjithmonë e fillon ditën me një vrapim prej 8 kilometrave etj.
Hani mëngjes të shëndetshëm
Nuk mund të pritni të jeni produktivë nëse nuk jeni duke e furnizuar trupin siç duhet, prandaj ngrënia e një shujte të shëndetshme të mëngjesit patjetër se ju bën mirë. Duke e filluar ditën mirë, duke u siguruar se nivelet e energjisë i keni në nivel, ju do ta keni shumë më të lehtë të përqendroheni përgjatë ditës dhe të qëndroni të motivuar.
Pastrojeni ‘inboksin’
Përderisa shumë njerëz thonë se këtë duhet ta bëni pasdite, është e rëndësishme ta bëni prioritet që ta pastroni ‘inboksin’ e e-mailit dhe t’i përgjigjeni çfarëdo kërkese urgjente.
Vendosni qëllimet ditore
Posa ta keni kryer punën e inoksit dhe e dini saktësisht se çfarë duhet bërë, sigurohuni që t’i qartësoni qëllimet të cilat ia vëni vetes gjatë ditës.
Caktojani vetes një listë me prioritete
Nuk bëni asgjë gabim nëse e krijoni një listë të gjërave që duhet bërë, prandaj, pasi t’ia keni vendosur vetes qëllimet ditore, bëjeni një listë me detyrat kryesore që duhet kompletuar, duke i renditur ato në bazë të rëndësisë që kanë.