Këto 3 produkte bukurie duhen larë patjetër pas çdo përdorimi

Bëni mirë ti ndërroni pas 3 përdorimesh ose ti lani!

Lifestyle

04/07/2021 16:35

Ju përpiqeni të mbani pastër fytyrën tuaj duke e larë atë sa herë që vini nga jashtë. Por ajo nuk është e vetmja që ju duhet të kujdeseni pasi ka dhe produkte të tjera bukurie që duhen mbajtur sa më pastër të mundeni.

Krehri

Duke pasur parasysh sasinë e flokëve që ju humbisni çdo ditë, ju e dini që furça e flokëve tuaj ka nevojë për pastrim për të punuar si duhet. Nga produktet e shumta të flokëve që përdorni ajo mund të mbajë baktere me kalimin kohës ose për shkak të këtyre mund t’ia u bëjë flokët me yndyrë. Ndaj një ditë që të keni mundësi shpëlajini me ujë të ngrohtë dhe me një shampo.

Brisqet

Duke qenë se përbëhen nga metali me kalimin e kohës ato ndryshken dhe kjo mund të jetë e rrezikshme për lëkurën tuaj. Bëni mirë ti ndërroni pas 3 përdorimesh ose ti lani ato por duhet të bëni kujdes sepse duhen tharë shumë mirë.

Furçat dhe sfungjeri i tualetit

Tualetet që keni në çantën tuaj dhe vajrat e tjerë kur bashkon me sfungjerin kanë veti që përthithen nga ky i fundit. Kështu që pasi të lyheni bëni mirë ta lini në një vend të veçantë ose ta lani atë sa më shpesh të mundeni.