Këtë vit s’ka riforatim të Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nuk është duke planifikuar riformatimin e kabineti të tij qeveritar të paktën deri në fillim të vitit 2016.

Lajme

07/09/2015 19:49

Burime të ORAinfo bëjnë të ditur se kryeministri Mustafa është i kënaqur me përformancën e shumicës së ministrave në kabinetin e tij.

“Kryeministri Mustafa tani për tani nuk e ka ndërmend që fillojë ndonjë procesi të riformatimit të Qeverisë. Momentalit ai është i kënaqur me përformancën e ministrave aktual”, ka thënë ky burim i ORAinfo.

Megjithatë sipas këtij burimi, nuk përjashtohet mundësia që një riforamtim i vogël të ndodh në fillim të vitit të ardhshëm.

“Në fillim t vitit të ardhshëm me gjasë do të këtë riformatim në dy apo tri ministri, por kjo mbetet të shihet”, ka sqaruar ky burim i ORAinfo brenda Qeverisë së Kosovës.

Muaj me parë ishte raportuar se kryeministri Isa Mustafa po planifikonte që në muajin shtator të bënte riforamtimin e Qeverisë të cilën e drejton. Por një informatë e tillë ishte mohuar nga zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.