Këta VIP-a kanë lindur të pasur (FOTO)

Fama shpesh është ajo që shumë personave ju ka sjellë dhe një mënyrë të mirë jetese. Për disa ajo është e vetmja mënyrë për të siguruar të ardhurat, por për disa të tjerë kjo është thjesht një trend për të qenë të njohur.

ShowBiz

14/03/2015 11:19

Pjesë e listës së të famshmëve që kanë lindur të pasur janë:

Miley Cyrus –

Babai i saj, Billy Ray Cyrus, bëri një pasuri të tërë si një këngëtar “Country” i suksesshëm para se ai të kishte fëmijë. Mesa duket, ai përdori paratë dhe lidhjet e tij për të ndihmuar Miley-n të ndërtojë perandorinë e saj si “Hannah Montana” në Disney Channel.

Adam Levine

Këngëtari i grupit “Maroon 5”, Adama Levine ka lindur ne një familje te pasur, ku babai i tij është themelues i zinxhirit të shitjeve me pakicë të veshjeve, M.Fredric.

Jordin Sparks

Jordin Sparks doli në qendër të vëmendjes kur ajo fitoi sezonin e gjashtë të American Idol. Babai i saj është një ish-lojtar i NFL që bëri miliona gjatë fëmijërisë se Jordin dhe mamaja e saj ishte një sipërmarrëse.

Lady Gaga

Lady Gaga ulet në majë te perandorisë së saj miliona dollarësh sot, por ajo e ka jetuar jetën e shtrenjte edhe para se suksesi i saj personal te vinte. Babai i saj, Joseph Germanotta, zotëron një kompani që instalon ëi-fi në hotelet zinxhir, me një vlerë neto prej më shumë se 220.000.000 $.

Angelina Jolie

Nëna e Jolie, Marcheline Bertrand dhe babai Jon Voight ishin aktorë te pasur përpara se ajo te vinte në jete. Edhe pse ajo ka një marrëdhënie të trazuar me babain e saj, Jolie u rrit në një jetë të mbushur me privilegje ekstreme. Sot, ajo nuk jeton me familjen e saj te lindjes dhe ka te ardhura personale me një vlerë neto prej 140.000.000 $.

 

Anderson Cooper

Prezantuesi i lajmeve për CNN, Anderson Cooper, ka te ardhura neto ne një vlerë të llogaritur prej 100 milionë dollarë për të gjithë punën e tij si një korrespondent lajmesh dhe gazetar investigativ. Por Cooper u rrit në një jetë te rehatshme të dhënë nga nëna e tij, Gloria Vanderbilt, ku të ardhurat neto janë llogaritur në gati 200,000,000 $ sipas Celebrity Worth Net. tranmeton albeu.com

Lana Del Rey

Babai i Lana Del Rey është një biznesmen i suksesshëm i cili themeloi Web Media Properties. Kompania miliona-dollarësh financoi 40.000 $ në vit arsim privat per Del Rey-in. Sot, këngëtarja pohon se ajo është një sukses i “bërë-vete”. Ajo përdori krijimtarinë e saj, dhe jo paratë e babait për të arritur në maje.

Psy

Ju mund të mbani mend hit-in e Psy, “Gangnam Style”. Video e tij ne YouTube mblodhi mbi dy miliardë shikime. Shikime te cilat sollën më shumë se 8.000.000 $ te ardhura. Pak njerëz e dinë se babai i tij është kryetari ekzekutiv i “DI Corporation”, dhe nëna e tij zotëron një restorant popullor.

Jennifer Aniston

Jennifer Aniston e njeh Hollywood-in shumë mirë. Prindërit e saj, John Aniston dhe Nancy Dow, kishin karriera të suksesshme dhe i dhanë vajzës se tyre jetesën më të mirë të mundshme. Pavarësisht prindërve të pasur, Aniston ka qenë gjithmonë një person që është mbështetur në të ardhurat personale dhe ajo e bëri vet rrugën e saj deri ne majë. lajmi.net