Këta raportohet se janë të dyshuarit për grabitjen e dhunshme në Gjakovë- hynë në banesë, rrahën disa persona dhe morën 2,450 euro
Një grabitje brutale është regjistruar pasditen e 15 majit në Gjakovë ku tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj disa qytetarëve dhe kanë marrë para me forcë. Sinjali mëson se të dyshuarit janë: Syl Berisha, 58 vjeçar, Qendresa Berisha, 23 vjeçare dhe Nexhmije Berisha, 55 vjeçare. Sipas informacioneve nga vendi…

Lajme
Një grabitje brutale është regjistruar pasditen e 15 majit në Gjakovë ku tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj disa qytetarëve dhe kanë marrë para me forcë.
Sinjali mëson se të dyshuarit janë: Syl Berisha, 58 vjeçar, Qendresa Berisha, 23 vjeçare dhe Nexhmije Berisha, 55 vjeçare.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, tre të dyshuarit kanë hyrë në banesën e viktimës kryesore, S.SH 70 vjeçare, ku fillimisht e kanë sulmuar fizikisht, duke e kapur për krahë, qafë dhe flokë, dhe më pas i kanë marrë nga trupi shumën prej 2,450 eurosh.
Në përpjekje për ta ndihmuar viktimën, kanë ndërhyrë edhe A.S 28 vjeçar, A. E 23 vjeçar dhe A.P 50 vjeçar, por edhe këta janë sulmuar brutalisht nga të dyshuarit, duke pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre, A. S., ka pësuar frakturë në gishtin e vogël.
Pas ndërhyrjes së shpejtë, tre të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa shuma e parave e grabitur është rikuperuar dhe kthyer pronarit. Me vendim të prokurorit, Sylë dhe Qendresa Berisha janë dërguar në mbajtje, ndërsa Nexhmije Berisha është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është cilësuar si grabitje e rëndë dhe dhunë fizike dhe mbetet nën hetim nga autoritetet.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.