Këta janë tre lojtarët më të mirë në histori sipas Gundogan
Reprezentuesi i kombëtares së Gjermanisë, Ilkay Gundogan ka përzgjedhur tre lojtarët më të mirë në histori sipas tij.

Sport
Emra si Ronaldinho, Cristiano Ronaldo, Pele, Diego Maradona apo Luiz Nazario Ronaldo janë emrat që përmenden kur vie puna tek ky debat, mirëpo asnjëri nuk bëri pjesë në top 3 të Ilkay Gundogan.
Numri 1 sipas tij është Lionel Messi, që konsiderohet edhe prej një shumice si më i miri i historisë.
Leite Kaka dhe Zinedine Zidane ishin përcjellësit e argjentinasit në listën e mesfushorit të Manchester City.
Këtë përgjigje, Gundogan e ka dhënë në “Instagram”, ku është pyetur nga fansat, shkruan lajmi.net.
Lojtari ka pasur një sezon mjaft të mirë deri më tani nën urdhrat e Guardiolas.
Ai ka qenë zëvendësues i denjë për Kevin De Bruyne, duke mos lejuar që skuadra të ketë probleme. /Lajmi.net/