Këta janë finalistët e garës për veturën më të mirë të vitit (Foto)

Me vitin 2015 që po shkon drejt fundit, revista amerikane e veturave ‘Motor Trend’ ka zbuluar finalistët e saj të garës ‘Vetura e Vitit”, në tri kategori të ndara.

Auto & Tek

09/11/2015 19:40

Së pari, ekziston një listë e shkurtër për veturën më të mirë të vitit 2016, që fillon me Toyota Mirai, BMW 7 Series dhe Mercedes-AMG GT S.

Përveç këtyre, lista përfshin gjithashtu edhe Mazda MX-5 Miata, Honda Civic, Chevrolet Camaro dhe Audi TT – të gjitha modele të reja, padyshim.

Gazetarët e kësaj reviste, së bashku me disa anëtar special të jurisë, kanë votuar për çdo veturë në gjashtë kritere kyçe: siguri, përparësi në dizajn, efikasitet, vlerë, performancë dhe inxhinierikë, transmeton lajmi.net.

Fituesi i çdo kategorie do të shpallet në një event me tepih të kuq më 16 nëntor. (lajmi.net)
Audi TT Coupe16_Civic_Sedan_149 2015-MercedesAMG-GT-20 2016-BMW-7-Series-New10Carscoops 2016-Chevrolet-Camaro-112016-Toyota-Mirai-2 Mazda-MX-5-20