Këta janë emrat e të gjithë të vrarëve në tragjedinë në Gjilan
Një ish-zyrtare policore ka vrarë katër anëtarë të familjes së saj, dhe më pas edhe vetën.
Lajme
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjilan, në lagjen “Bujanina”, dhe rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria.
Kjo e fundit ka dhënë veç inicialet V.B, por merret vesh se bëhet fjalë për policen Valdete Bllaca e cila ka vrarë prindërit dhe dy vëllezërit e saj.
Lexo edhe:
Kjo është policja që dyshohet se vrau katër anëtarët e familjes dhe veten
Në këtë tragjedi të rëndë siç mëson Reporteri.net, ka mbetur i vrarë Zeqir Bllaca, 70-vjeçar, Hanife Bllaca 66-vjeçare, Blerim Bllaca 43-vjeçar, Fisnik Bllaca 34-vjeçar dhe vetë dorasja Valdete Bllaca, 45-vjeçare.
Në vendin e ngjarjes Prokuroria thotë se menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.