Këta janë 37 shqiptarët e padëshiruar për Amerikën (emrat)

Lajmi.net e sjellë listën e plotë të 37 shqiptarëve që janë në këtë listë. Me të “famshmit” në këtë listë janë Daut Haradinaj, Rexhep Selimi, Azem Syla, Fatmir Limaj, Ramiz Lladrovci, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, Emrush Xhemajli, Menduh Thaçi, Nuri Behxheti, Jonuz Musliu, etj.

Lajme

22/06/2016 13:21

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama e ka publikuar “listën e zezë” të personave të rrezikshëm për Amerikën nga e mbarë bota.

Në këtë listë janë edhe 37 shqiptarë nga e gjithë hapësira ballkanike.

“Kërcënimi i përbërë nga veprimet e personave të angazhuar në, apo që ndihmojnë, sponsorizojnë, ose mbështesin dhunën ekstremiste në Republikën e Maqedonisë dhe në vende të tjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ose aktet që pengojnë zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje dhe Hercegovinë ose Rezolutën e Kombeve të Bashkuara e Këshillit të Sigurimit 1244 të 10 qershorit të vitit 1999, në Kosovë, nuk është zgjidhur. Përveç kësaj, Urdhri Ekzekutiv 13219 i ndryshuar me Urdhrin Ekzekutiv 13304 të datës 28 maj 2003, për të marrë hapa të tjerë në lidhje me aktet që pengojnë implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001 në lidhje me Maqedoninë. Për shkak se aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetit pengues të përshkruara në këtë Urdhra ekzekutive janë armiqësore ndaj interesave amerikane dhe vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara, unë kam vendosur që është e nevojshme për të vazhduar emergjencën kombëtare të deklaruar në lidhje me Ballkanin Perëndimor”, shkruan Barack Obama në sqarimin e kësaj liste.

Lajmi.net e sjellë listën e plotë të 37 shqiptarëve që janë në këtë listë. Me të “famshmit” në këtë listë janë Daut Haradinaj, Rexhep Selimi, Azem Syla, Fatmir Limaj, Ramiz Lladrovci, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, Emrush Xhemajli, Menduh Thaçi, Nuri Behxheti, Jonuz Musliu, etj.

Në këtë listë ka shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.

Emrat e plotë të 37 shqiptarëve që gjenden në “listën e zezë” të SHBA-ve:

Xhevat Ademi

Nuri Behxheti

Adil Gafurri

Idajet Beqiri

Tahir Dalipi

Haradin Bala

Gafurr Elshani

Sabit Gashi

Skënder Hebibi

Xhavit Hasani

Kastriot Haxhirexha

Xhemajl Hyseni

Izmet Kryeziu

Menduh Thaçi

Ton Marku

Xhavit Morina

Isak Musliu

Jonuz Musliu

Shefqet Musliu

Rrustem Mustafa

Fatmir Limaj

Daut Haradinaj

Daut Rexhepi

Sait Rushiti

Rexhep Selimi

Shaqir Shaqiri

Emrush Suma

Azem Syla

Sami Ukshini, komandant Sokoli

Shefit Xhaferi

Emrush Xhemajli

Muhamet Xhemajli

Avdyl Jakupi

Xhezair Shaqiri

Sami Lushtaku

Nevzat Halili

Ramiz Lladrovci