Këta janë 26 lojtarët në Serie A të infektuar me koronavirus

Me infektimin e dy futbollistëve të Milan, Gianluigi Donnarumma dhe Jens Petter Hauge shkon në 26 numri i futbollistëve të Serie A që rezultojnë ende pozitivë me COVID-19.

Sport

26/10/2020 17:56

Për momentin, skuadra më e goditur është Parma me 7 futbollistë të infektuar, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Të prekurit te të gjithë skuadrat e Serie A:

Atalanta: Marco Carnesecchi
Crotone: Denis Dragus
Genoa: Petar Brlek, Darian Males
Hellas Verona: Koray Gunter
Inter: Skriniar, Roberto Gagliardini, Ionut Radu
Juventus: Cristiano Ronaldo
Milan: Matteo Gabbia, Gianluigi Donnarumma, Jens Petter Hauge
Parma: 7 lojtarë (emrat nuk janë publikuar nga klubi)
Roma: Amadou Diawara, Riccardo Calafiori
Sassuolo: Jeremy Toljan
Spezia: Guido Maggiore, Martin Erlic
Torino: 2 lojtarë (emrat nuk janë publikuar nga klubi). /Lajmi.net/