Kështu vriten ndërmjet vete palestinezët dhe izraelitët (VIDEO)

Video xhirimet e siguruara nga policia izraelite të martën (13 tetor) treguan një palestinez duke goditur veturën e tij në një stacion autobusi në një lagje hebreje të Jerusalemit.

Bota

15/10/2015 14:50

Burri më pastaj del nga vetura dhe godet këmbësorët me një hanxhar derisa u qëllua për vdekje nga një kalimtar, shkruan intimes.

Një nga izraelitët që ai sulmoi ka vdekur dhe gjashtë të tjerë u plagosën, tha policia.

Izraeliti ishte një nga tre njerëzit e vrarë nga burrat palestinezë të armatosur me thika dhe armë në një varg sulmesh në Jeruzalem, transmeton lajmi.net.

Me trazirat më të këqija ndër vite në Izrael dhe territoret palestineze, duke mos treguar asnjë shenjë rënieje, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thirrur një takim urgjent të kabinetit të tij të sigurisë për të diskutuar se do të jenë planet e reja operative sipas Policisë.

YouTube player