Kështu u rrëzua avioni në jug të Anglisë që la disa të vdekur (Foto/Video)

Një avion që merrte pjesë në një shfaqje ajrore u rrëzua dje në jug të Anglisë mbi një rrugë duke goditur disa automjete dhe duke shkaktuar 11 të vdekur.

Bota

24/08/2015 11:18

Këto janë edhe disa fotografi që paraqësin momentin e rrëzimit të aeroplanit që janë publikuar nga Daily Mail dhe që gjithashtu tregojnë edhe disa nga viktimat.

aa

Siç u raportua edhe më herët, deri tani janë regjistruar 11 viktima si pasojë e kësaj ngjarjeje. Raportohet se në mesin e viktimave janë edhe dy futbollistë të Worthing United dhe një trajner.

aaa

Rreth 20 mijë spektatorë ndodheshin në afërsi të zonës kur ndodhi përplasja. Autoritetet e kontrollit ajror njoftuan nisjen e hetimeve për zbardhjen e shkaqeve të incidentit dhe përgjegjësisë nëse ka.

aaaa

Avionët Hawker Hunter janë avionë ushtarakë të ushtrisë së Britanisë së Madhe të prezantuar fillimisht në vitin 1950. Në 2014, ata u tërhoqën nga ushtria dhe një pjesë e tyre u shit për shfaqje ajrore.

YouTube player