Kështu u befasua Soni Malaj me rastin e ditëlindjes

Soni Malaj sot e ka festuar ditëlindjen.

ShowBiz

23/10/2019 21:55

Këngëtarja Soni Malaj sot e ka festuar ditëlindjen dhe kjo datë e veçantë e gjeti në punë, në ambientin ku ajo thotë se krijohet arti muzikor, shkruan lajmi.net.

Sonin me këtë rast e kanë befasuar duke i dërguar torten në ambientin ku po punonte, ndërsa urimet pranë publikimit të videos nuk kanë munguar.

“Ditelindja sot me gjeti ne “pune”,ne ate ambjent,ku krijohet arti muzikor,me miq te dashur,qe me kane qendruar prane,qe kur kam qene ne fillesat e mija artistike,ku kryesorja ishte muzika,talenti dhe puna e palodhshme.Pas artit te bukur,te cilin e zgjodha si pasqyre te shpirtit tim,pashe edhe anet e erreta,zhgenjimet,deshperimet,lotet,por ne fakt,kuptova qe ky ishte rrugetimi i drejte artistik,PA KOMPROMISE.Ju falenderoj miq,kolege,dashamires te muzikes time,fansa ,per urimet e perzemerta.Zoti me dhente force dhe shendet per t’ju sjelle gjera sa me te bukura.Ju dua ❤️”, ka shkruar këngëtarja pranë postimit./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B39_C4YF19H/