Kështu po e feston përvjetorin e 110-të Bugatti

Bugatti, në nder të përvjetorit të 110-të të kompanisë, e ka manifestuar duke vendosur në rrugë një numër të madh të makinave të prodhuara.

Auto & Tek

09/09/2019 22:29

Këto makina presin që të përshkojnë një udhëtim rrugor përreth Evropës, duke vizituar një numër vendndodhjesh të rëndësishme për firmën e automobilave, transmeton lajmi.net.

Në bazë të fotografive, mund të shihet se disa prej shefave të kompanisë prodhuese italiane janë duke i vozitur ato.

Si rrjedhojë, kjo nismë iu ka dhënë mundësi entuziastëve të makinave të dalin në rrugët kryesore dhe të realizojnë fotografi të super-veturave të ‘Bugatti’-t.

Ndiqini ato më poshtë. /Lajmi.net/