Kështu mund të lëvizet në zonat e karantinuara
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka treguar se si mund të lëvizet nëpër zonat e karantinuara.
Lajme
Që nga e shtuna edhe Prishtina është futur në karantinë për shkak të rasteve të të prekurve me koronavirus.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se përmes lejeve të lëshuara nga ATK-ja, punëtorët mund të lëvizin pa asnjë problem në zonat e karantinuara, shkruan lajmi.net.
Postimi i plotë i Rukiqit, pa ndërhyrje:
Per levizjet e punetoreve dhe te mallrave, ne zonat e karantinuara
– Ministria e Puneve te Brendshme ende nuk ka publikuar procedura te reja per levizjen e punetoreve dhe te mallrave. Pra vlejne ato qe kane ekzistuar deri tani;
– Ne komunikimet e fundit me kete Ministri, eshte e konfirmuar qe mund te levizet me lejet te cilat jane leshuar nga ATK. /Lajmi.net/