Kështu dukej në të vërtetë Krishti (Foto)
Një ekspert i forenzikës nga Britania e Madhe, ka analizuar tre kafka që i përkisnin tre hebrenjve të cilët kanë jetuar në kohën e Jezuz Krishtit dhe në bazë të tyre ka rikonstruktuar fytyrën e Krishtit, shkruan independet, transmeton lajmi.net.

Bota
A e njihni personin në fotografinë më poshtë?
Ky është Krishti, por pamja e tij është larg prej asaj që jemi mësuar ta shohim.
Profesori i Universitetit të Manchesterit, Richard Neave ka rikonstruktuar fytyrën e Krishtit, pasi ka analizuar kafkat e tre personave të cilët kanë jetuar në veri të Izraelit, në kohën sa Krishti ishte gjallë. Analiza e kafkave është bërë me metodat e njëjta që përdoren nga ekspertët e forenzikës [për të identifikuar viktimat.
Në punimin e profesorit Naeve, Krishti është më i zeshkët në fytyrë dhe nuk ka flokë të gjata./lajmi.net