Kështu do të jetë moti në natën e Vitit të Ri
Mbrëmjen e kësaj feste do ta zbukurojë më shumë edhe bora, që sipas accuweather, shanset që të bie borë janë rreth 60%.

Lajme
Kanë mbetur edhe 12 ditë deri në festimin e Natës së Vitit të Ri, shkruan Sovrani.info. Dita e fundit e vitit 2017, do të përballet me temperatura të ulëta.
Më 31 dhjetor temperaturat minimale do të sillen nga -3 gradë deri në -5 gradë Celsius, ndërsa temperaturat më e lartë do të shënohet në mesditën e 31 dhjetorit e cila shënon 2 gradë Celsius.
Mbrëmjen e kësaj feste do ta zbukurojë më shumë edhe bora, që sipas accuweather, shanset që të bie borë janë rreth 60%.
Era do të fryjë me një shpejtësi rreth 5 km/h, e cila do të fryjë në drejtim të veri-lindjes.
Ndërkaq Kosova në ditën e parë të vitit 2018 do të zgjohet e mbuluar nga bora dhe temperaturat e ulëta, që do të ulen deri në -6 gradë Celsius.
