Kështu do të dukej tabela në Premierligë sikur të mos kishte VAR
VAR është përfshirë për herë të parë këtë sezon në Premierligë.
Sport
Edhe pse u pritë me shumë bujë kjo teknologji, ajo më shumë ka shkaktuar polemika sesa t’i ketë zgjedhur problemet.
Në të vërtetë, në Premierligë janë parë disa vendime shumë të diskutueshme dhe madje të palogjikshme, pavarësisht ekzistimit të VAR.
Disa nga ato vendime kanë qenë vendimtare, dhe ESPN ka vendosur të kontrollojë këto vendime, për të parë se si do të dukej tabela e Premierligës sikur të mos ekzistonte VAR, përcjell lajmi.net.
Liverpool do të ishte akoma në vendin e parë, por me një avantazh të përgjysmuar ndaj Manchester Cityt.
Renditja do të vazhdohej me Leicester, Chelsea dhe Wolves.
Në zonën e rrezikimit për të rënë nga liga, do të ishin Norwich, Watford dhe Bournemouth./Lajmi.net/
Tabela në Premierligë nëse nuk do të kishte VAR këtë sezon
