Këshilli Prokurorial me takim të jashtëzakonshëm pas vendimit të Supremes për U.D Kryeprokurorin Besim Kelmendi
Këshilli Prokurorial ka mbajtur sot një takim të jashtëzakonshëm. Në këtë mbledhje, Këshilli Prokurorial ka pranuar edhe zyrtarisht vendimin e Gjykatës Supreme ku hidhet poshtë vendimi i KPK-së për shkarkimin e U.D Kryeprokurorit Besim Kelmendi. Pavarësisht kësaj, nga KPK-aj nuk është marrë ndonjë vendim për çështjet tutje dhe se kjo do zhvillohet në një takim…
Lajme
Këshilli Prokurorial ka mbajtur sot një takim të jashtëzakonshëm.
Në këtë mbledhje, Këshilli Prokurorial ka pranuar edhe zyrtarisht vendimin e Gjykatës Supreme ku hidhet poshtë vendimi i KPK-së për shkarkimin e U.D Kryeprokurorit Besim Kelmendi.
Pavarësisht kësaj, nga KPK-aj nuk është marrë ndonjë vendim për çështjet tutje dhe se kjo do zhvillohet në një takim të ardhshëm.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën kryesimin e z. Ardian Hajdaraj, ka mbajtur sot një takim të jashtëzakonshëm, të 281-të me radhë, i cili është zhvilluar me dyer të mbyllura.Me këtë rast, Kryesuesi Hajdaraj njoftoi anëtarët e KPK-së për pranimin e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës”,thuhet në njoftim.
Tutje u tha se “Ndërkaq, çështjet të cilat ndërlidhen me zbatimin e këtij aktgjykimi do të trajtohen në takimin e radhës.”./Lajmi.net/
