Këshilla nga psikologu se si ta menaxhoni stresin gjatë kohës së izolimit

Për shumëkënd, izolimi në kohë pandemie ka shkaktuar stres, panik dhe ankth.

Lajme

06/04/2020 19:05

Që nga rasti i parë i regjistruar me koronavirus në Kosovë, institucionet shëndetësore kanë bërë apel që të izolohemi në shtëpi, të mbajmë distancën sociale, pastërtinë dhe në rast se duhet të dalim patjetër, të përdorim doreza dhe maska në fytyrë.

Por, si ndikon izolimi në këtë kohë pandemie në secilin prej nesh.

Intervista e plotë:

https://www.facebook.com/lajminet/videos/265412551146233

Psikologu dhe psikoterapeuti, Petrit Thaçi, ka treguar e gjithë kjo mund të na shërbejë edhe si pozitivisht.

Ai ka thënë se është shumë normale që disa njerëz kanë stres dhe ankth në këtë kohë, por që sipas tij.

“Po me patjetër stresi dhe ankthi për shumë kënd tanimë kohëve të fundit është ndoshta njëra prej pyetjeve themelore dhe prej interesit se sa është normale kjo lloj dukurie që të ndodh brenda nesh si organizëm dhe psikologji. Çdo situatë e cila në njëfarë forme atakon ose rrezikon integritetin tonë fizik, atë psikologjik ose social, përbën një stimul të rëndësishëm dhe janë të logjikshme për me pas një dozë të stresit dhe ankthit. Mirëpo, kjo dozë e stresit dhe ankthit duhet të jetë e pranishme vetëm deri atëherë sa e kryen misionin e vet. Misioni i stresit dhe ankthit është që neve të na mobilizojë me u ballafaqua ose me ik prej kërcënuesve, rrezikuesve tonë. Dhe në këtë rast forma më e mirë e ballafaqimit ose ikjes është respektimi i të gjitha atyre udhëzimeve që rrjedhin nga institucionet e shëndetit në nivel vendi do të thotë maskat, dorëzat, izolimi, distanca sociale, e të gjitha këto. Prandaj kjo është ajo thelbi kryesor, pastaj ndoshta do i shqyrtojmë edhe ato mekanizmat e tjerë që çka ne mundemi me bërë psikologjikisht me stabilizua apo rehabilitua ankthin dhe stresin te vetja”, u shpreh ai.

Tutje Thaçi ka bërë të ditur se ne në Kosovë e kemi pasur më të lehtë çështjen e stresi, pasi që siç u shpreh ai, tashmë kemi qenë të informuar muaj më parë dhe kemi pasur informacione të mjaftueshme për koronavirusin.

Sipas tij, mënyra e vetme e menaxhimit të stresit në këtë situatë është që t’i shohim gjërat në mënyrë pozitive.

“E rëndësishme është të dimë këndvështrimin rreth situatës e cila na streson dhe na jep ankth. Tek ne në Kosovë është një fatmirësi nëse mund ta quajmë është që informacioni nuk na ka ardhur në mënyrë të papritur dhe të dhunshme në atë aspektin që edhe informim edhe me e bart direkt rrezikun për neve. Do me thënë fillimisht është paraqitur në një shtet shumë të largët do të thotë ka filluar psikologjia e njerëzve, e masës këtu me e pa që po diçka është, por është diçka larg nesh. Do të thotë parapërgatitja psikologjike dhe emocionale ka filluar shumë herët kanë kaluar maj dhe pastaj duke ardhur duke u afruar te shtetet fqinje e pastaj te ne. Në këtë këndvështrim, neve na ka gjetur shumë më të përgatitur emocionalisht. Do të thotë si një lloj fati në këtë lloj situate që na ka gjetur të përgatitur dhe nuk na ka ardhur në mënyrë direkte që të na shkaktojë ndonjë lloj paniku apo ataku. Mirëpo edhe tani kuptohet që nga vet fakti që përballemi, realisht me një lloj sfide të  mundshme edhe personalisht edhe kolektivisht kuptohet që prapë se prapë paraqet një dozë të ankthit, stresit, kërcënimit. Mirëpo ne këtë duhet të shohim se në çfarë këndvështrimi si mund ta perceptojmë edhe ndryshe që fillimisht ta trajtojmë këtë lloj frike dhe stresi. Sepse nuk janë të rëndësishme vetëm ato këshillat direkte se çfarë të bëjmë ne fizikisht ose emocionalisht ose në mënyrë sociale për me e trajtua stresin tonë, por e rëndësishme është fillimisht pikëpamja çfarë ne kemi për situatën në fjalë, për izolimin. Prandaj unë si psikolog dhe psikoterapeut, do të insistoja që fillimisht të koncentrojmë nga ana pozitive dhe këndvështrimi pozitiv, duke filluar nga rënia e numrit të aksidenteve në komunikacion, nga rënia e numrit të përleshjeve fizike e me armë mes njerëzve kohëve të fundit dhe ndoshta edhe atje e filtrimit të ajrit në asket global. Mund të kalojmë pastaj edhe në aspektin e kohës ta shohim si diçka produktive për kohën tonë, për mundësinë e rregullimit të relacioneve tona. Përveç kësaj ne duhet të dimë që është shumë e rëndësishme balancimi i energjive jetësore në çdo situatë sfiduese dhe stresuese. Dhe këto energji mund t’i balancojmë në drejtim të trupit, punës kontakteve tona dhe në drejtim të besimit”, tregoi Thaçi për lajmi.net.

Mirëpo, edhe kujdesi ndaj fëmijëve në këtë periudhë izolimi duhet të jetë në maksimum. Sipas psikologut dhe psikoterapeutit, Petrit Thaçi, prindërit duhet të kenë kujdes për lajmet që ua japin fëmijëve të tyre, lajmet që kanë të bëjnë me koronavirusin.

Ai ka theksuar se, duhet shumë të zhvillojmë aktivitete me fëmijët.

“Fillimisht duhet të jemi të kujdesshëm në komunikimin që i bëjmë në situatën në fjalë. Kur e them këtë nuk po e them që t’i mbyllim sytë e fëmijëve, veshët e tyre me duar, sepse do të ishte jo e logjikshme. E rëndësishme është që ne prezantimin, komunikimin dhe interpretimin në harmoni të plotë me moshën kronologjike, pjekurinë psikologjike, maturitetin e trurit të tyre, që do të thotë se ne do i komunikojmë dhe do sillemi me ta përmes simboleve të ndryshme, përmes lojërave, vizatimeve, këngëve, valleve…. Prandaj do bëjmë gjëra të ndryshme që në njëfarë mënyre nuk do të mund t’i bënim në përditshmërinë tonë paraprake dhe padyshim kjo do të jetë një dhuratë shumë e mirë psikologjike për fëmijët”, u shpreh Thaçi për lajmi.net.

Mirëpo psikologu dhe psikoterapeuti, Petrit Thaçi, këshillon që ta marrim në këndvështrimin pozitiv këtë situatë dhe në këtë mënyrë sipas tij, mund ta kalojmë edhe më lehtë qëndrimin tonë të izoluar nëpër shtëpi.

“Këndvështrimi pozitiv, shpresa, besimi, që ne do ia dalim, do ia kalojmë, që brenda çdo gjëje që ekziston, ekziston edhe një forcë fuqiplotë e cila ka gjithçka brenda saj. Prandaj, hajde të përfitojmë vetë-disiplinim, vetëkontroll, vetë-reflektim, dashuri më të madhe dhe ndërgjegje më të madhe”, këshilloi Thaçi.

Kujtojmë se në Kosovë aktualisht janë 145 persona të infektuar me koronavirus, 23 të shëruar dhe tre persona kanë ndërruar jetë. /Lajmi.net/