Kërkon lëmoshë duke qarë me zë të lartë i shtrirë në sheshet e Prishtinës
Numri i njerëzve që kërkojnë lëmoshë në sheshet e Prishtinës është i madh.
Lajme
Shpesh edhe në ditët më të ftohta të dimrit, pa rroba e pa këpucë, të shtrirë në borë, shkruan lajmi.net.
Mirëpo sonte në sheshin e Prishtinës pak para mesnatës, një lypsar është parë i shtrirë dhe duke qarë me zë të lartë për ndihmë.
“O boni rahmet bre motra e vllazni”, dëgjohet duke thënë lëmosh-kërkuesi i shtrirë në shesh.
Për shumë nga qytetarët e Prishtinës kjo thirrje për ndihmë është e njohur. /Lajmi.net/