Kërkoi të drejta për ujgurët, Kina i dha burgim të përjetshëm!

Një gjykatë kineze e ka konfirmuar dënimin me burg të përjetshëm ndaj profesorit dhe avokatit Ilham Tohti, i cili kishte kërkuar respektimin e të drejtave të komunitetit mysliman ujgur në Kinë.

Bota

21/11/2014 11:52

Avokati i të dënuarit, Liu Xiaoyan, ka njoftuar të premten se nuk do të ketë më mundësi për apelim, duke thënë se gjykimi ndaj klientit të tij ka qenë i motivuar politikisht, raporton BBC, transmeton lajmi.net.

Avokati Tohti, 44 vjeçar dhe ish profesor në Pekin ka kritikuar politikat e qeverisë kineze të ushtruara ndaj ujgurëve që jetojnë në perëndim të rajonit Xinjiang.

Tohti, me përkatësi etnike ujgure, është dënuar me akuzën për separatizëm, ndërsa Amnesty International e ka komentuar vendimin e gjykatës ndaj tij si “një farsë që është për keqardhje”.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara përpara marrjes së vendimit, u kishin bërë thirrje autoriteteve kineze që të lirojnë avokatin Tohti nga burgu, por kërkesa ka shkaur në “vesh të shurdhër”.  

Gjykata përveç se e gjeti fajtor Tohtin urdhëroi që paratë dhe pasuria e tij e patundshme të konfiskohet.