Kërkoi të dalë jashtë shtetit, Gjykata heq masat e sigurisë për Ajola Xoxën
Gjykata e Posaçme ka shfuqizuar masat e sigurisë “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim të daljes nga vendi” për Ajola Xoxën, bashkëshortjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Gjykimi ndaj Xoxës do të vijojë teksa ndaj saj nuk do të ketë asnjë masë sigurie. Xoxa kishte kërkuar heqjen e masave të sigurisë duke e argumentuar këtë…
Lajme
Gjykata e Posaçme ka shfuqizuar masat e sigurisë “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim të daljes nga vendi” për Ajola Xoxën, bashkëshortjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Gjykimi ndaj Xoxës do të vijojë teksa ndaj saj nuk do të ketë asnjë masë sigurie.
Xoxa kishte kërkuar heqjen e masave të sigurisë duke e argumentuar këtë kërkesë me gjendjen shëndetësore të saj, për shkak të shtatzënisë dhe mundësimin për të lëvizur jashtë shtetit.
Kujtojmë që dosja ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa ka kaluar për gjykim.
Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në “arrest me burg” që prej 10 shkurtit 2025. Ndaj tij SPAK ka renditur 13 akuza, si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.
Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia e Tiranës.
Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, sikurse Erion Veliaj. /A2CNN