Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që kanosi dëshmitarin në rastin “Brezovica”
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se i ka propozuar Gjykatës Themelore në Pejë caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet R.K., nga komuna e Skenderajt, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Sipas njoftimit…
Lajme
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se i ka propozuar Gjykatës Themelore në Pejë caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet R.K., nga komuna e Skenderajt, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari më 21 mars 2026, në një restorant në fshatin Uglar të Fushë Kosovës, dyshohet se ka kanosur seriozisht dëshmitarin bashkëpunues A.Q., i përfshirë në rastin penal të njohur si “Brezovica”, raporton lajmi.net
Ngjarja ka ndodhur gjatë një dasme familjare, ku i dyshuari, edhe pse nuk ishte i ftuar, dyshohet se e ka ndjekur viktimën në ambientet e tualetit dhe e ka kërcënuar me jetë.
Sipas Prokurorisë, kërcënimi i drejtpërdrejtë ka shkaktuar frikë dhe ankth te dëshmitari, i cili më herët kishte dëshmuar kundër disa të pandehurve në këtë rast, përfshirë edhe vetë të dyshuarin, lidhur me veprën penale “Shmangia nga tatimi”.
Po ashtu, organi i akuzës bën të ditur se ekziston dyshimi se në të njëjtën kohë dhe vend, i dyshuari ka qenë në posedim të paautorizuar të një arme, në kundërshtim me ligjin për armët në Kosovë.
Aktualisht, R.K. ndodhet nën masën e ndalimit 48-orësh me vendim të prokurorit të shtetit, ndërsa pritet vendimi i gjykatës lidhur me kërkesën për paraburgim./Lajmi.net/