Kërkohet paraburgim për arsimtarin që dyshohet për ngacmim seksual ndaj nxënëseve të tij
Prokuroria e Gjakovës ka kërkuar paraburgim ndaj arsimtarit i cili dyshohet për ngacmim seksual ndaj nxënëseve të tij.
Lajme
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Gjakovë, për masën e caktimit të paraburgimit kundër të pandehurit B.V., për shkak se i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale “ keqpërdorimi i personave nën moshën 16 vjeçare”, shkruan lajmi.net.
Sipas Prokurorisë, i pandehuri B.V., që nga shtatori i vitit 2018, në cilësinë e mësimdhënësit të gjuhës shqipe në shkollën fillore ” Mazllum Këpuska”, në Gjakovë, dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka filluar ngacmimin seksual ndaj 27 nxënëseve të një klase/paralele, në këtë shkollë, duke përdorur fjalë joshëse e duke i ledhatuar e prekur në pjesë të fytyrës dhe në pjesë të ndryshme të trupit.
Me këtë ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. /Lajmi.net/