Kërkohet ndihmë për trajtimin e sëmundjes Susak – rasti i parë në Kosovë (Video)

24 vjeçarja nga Podujeva, Fitore Ibishi, me të cilën tani komunikohet vetëm duke i shkruar në letër, ka filluar nga tetori i vitit të kaluar të ketë simptoma të një sëmundje shumë të rrallë edhe në botë.

Lajme

20/06/2017 21:41

Në klinikën e Neurologjisë në QKUK, ajo është hospitalizuar një muaj më vonë.

Sipas etapave të zhvillimit të sëmundjes, mjekët  dyshojnë se Fitorja vuan nga sindroma Susak, sëmundje kjo e re edhe në literaturën shkencore,  e përshkruar për herë të parë në vitin 1990.

Ndërkaq për shërimin e vajzës, familja Ibishi kërkon ndihmë.

YouTube player