Kërkohej që nga 2016 për përgatitje të veprave terroriste, vetë-dorëzohet në Polici i dyshuari

Një i dyshuar për përgatitje të veprave terroriste është dorëzuar në Polici pas 8 vitesh kur kishte kryer veprën. Ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest nga Gjykata. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Prishtinë 09.11.2016. Në lidhje me rastin, më 16.09.2024 është vetë-dorëzuar në polici i dyshuari mashkull  kosovar, ndaj të cilit …

Lajme

17/09/2024 08:57

Një i dyshuar për përgatitje të veprave terroriste është dorëzuar në Polici pas 8 vitesh kur kishte kryer veprën.

Ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest nga Gjykata.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 09.11.2016. Në lidhje me rastin, më 16.09.2024 është vetë-dorëzuar në polici i dyshuari mashkull  kosovar, ndaj të cilit  ishte lëshuar urdhër arrest nga gjykata. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/