Kërkesa për njohjen e Kosovës nga Amerika Latine, lajm i ditës në mediat hispanike
Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka dhënë për agjencinë spanjolle EFE një intervistë lidhur me vizitën e tij në Panama. Kjo intervistë me titullin “Kosova kërkon në Panama që Amerika Latine ta njoh pavarësinë e saj” është shpërndarë dhe botuar në mediat kryesore të vendeve Amerikanolatine pasi EFE është agjencia e lajmeve më e madhe në botën spanjisht-folëse si dhe e katërta pas Reuters, Associated Press dhe Agence France Press.
Lajme
Shkrimi i spanjolles EFE që është botuar në media të shumta hispanike mund ta lexoni në vijim:
“Kosova kërkon në Panama që Amerika Latine ta njoh pavarësinë e saj”
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, merr pjesë si i ftuar nderi në mbledhjen e asamblesë parlamentare Euro-Amerikanolatine Parlamentare (Eurolat), që zhvillon punimet e saj prej ditës së djeshme në Panama, dhe kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Amerika Latine.
“Më shumë se gjysma e vendeve të Amerikës Latine nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, tha sot Veseli për EFE.
Panamaja, Kosta Rika, Honduras, Republika Dominikane dhe Kolumbia janë disa nga vendet e kontinentit që kanë pranuar autoritetin e Prishtinë.
“Njohja e Kosovës nuk ka kurrfarë implikim për gjendjen e brendshme të vendeve të Amerikës Latine (…) Ne duam që të na shohin si një shtet të i ri dhe demokratik i cili ka për qëllim paqjen, demokracinë dhe zhvillimin ekonomik,” tha presidenti i Kuvendit të këtij vendi.
Kosova, sipas Veselit, kërkon të sigurojë një “komunikimin politik dhe ekonomik” me Amerikën Latine.
Në fakt, vendi ndodhet në gadishullin e Ballkanit në Evropën juglindore, dhe ka dy ambasada në Amerikë, një në Uashington dhe një në Panama.
E përkrahur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, me përjashtim të Spanjës, Kosova me 1.8 milionë banorë në vitin 2008 shpalli pavarësinë prej Serbisë, e cila ende e konsideron krahinë autonome. /lajmi.net/