Kërkesa për komunë të veçantë boshnjake, Balje: Kalova periudhë të vështirë, u keqkuptova
Deputetja e Kosovës, Duda Balje ka folur rreth kërkesës së saj për të krijuar një komunë të veçantë boshnjake, dhe komentet negative që mori pas kësaj. Ajo thotë se kërkesa e saj është keqkuptuar, derisa shtoi se nuk ka menduar asnjëherë keq për Kosovën. Deputetja po ashtu tha se kjo periudhë e jetës së saj…

Lajme
Deputetja e Kosovës, Duda Balje ka folur rreth kërkesës së saj për të krijuar një komunë të veçantë boshnjake, dhe komentet negative që mori pas kësaj.
Ajo thotë se kërkesa e saj është keqkuptuar, derisa shtoi se nuk ka menduar asnjëherë keq për Kosovën.
Deputetja po ashtu tha se kjo periudhë e jetës së saj ishte shumë e vështirë për të, siç e potencon ajo, më e vështira në karrierën e saj.
“Pas zgjedhjeve kalova një periudhë shumë të vështirë, sepse kërkesa që kam pasur nuk ka gjetur mirëkuptim as në linjën politike as tek njerëzit, sepse e kanë prezantuar shumë keq, dhe dola si një person që mendon keq për Kosovën, si po du me nda Kosovën, ose po du diçka keq për Kosovën. Unë pas 13-14 vjetëve në Kuvendin e Kosovës, në asnjë votim s’kam qenë kundër shtetit. Kam pasur shumë komente negative prej partive, prej Lëvizjes Vetëvendosje, dhe nëse ata ulen me mua për 10 orë, nj ditë, dhjetë ditë, s’mund ta gjejnë një të keqe që kam bërë unë”, tha Balje në Klan Kosova.
“Unë s’i mora mirë komentet, as mos-mirëkuptimin”, shtoi tutje ajo.
Deputetja shtoi se ka pasur frikë për veten, dhe për djalin e vogël të saj.