“Kërkesa për kompensim të dëmit bëhet në Komunë” – Lladrovci falënderon donatorët dhe qytetarët gjatë vërshimeve
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar të gjithë donatorët dhe kontribuesit që vullnetarisht u përfshinë për të ndihmuar qytetarët e prekur nga vërshimet. Ai theksoi se ndihma përfshinte “pako ushqimore, strehim dhe transport për të dëmtuarit dhe hapje të kanaleve e rrugëve për qarkullim gjatë vërshimeve.”, transmeton lajmi.net. Lladrovci njoftoi qytetarët se…
Lajme
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar të gjithë donatorët dhe kontribuesit që vullnetarisht u përfshinë për të ndihmuar qytetarët e prekur nga vërshimet.
Ai theksoi se ndihma përfshinte “pako ushqimore, strehim dhe transport për të dëmtuarit dhe hapje të kanaleve e rrugëve për qarkullim gjatë vërshimeve.”, transmeton lajmi.net.
Lladrovci njoftoi qytetarët se “kërkesa për kompensim të dëmit bëhet në Komunë te Komisioni për vlerësimin e dëmit nga zjarri dhe fatkeqësitë tjera.”
Ai falënderoi gjithashtu zyrtarët, qytetarët dhe kompanitë që ofruan solidaritet dhe shprehën gatishmëri të përkrahjes deri në normalizimin e plotë të gjendjes.
Sipas kryetarit, nga niveli qendror gjatë vërshimeve nuk është kërkuar ndihmë, pasi situata mund të përballohej nga niveli lokal.
Ai shtoi se ndihma nga niveli qendror do të kërkohet për “kompensimin e dëmeve ndaj pronave private dhe kompanive të dëmtuara,” ndërsa Komisioni për vlerësimin e dëmit do ta kryejë detyrën me përgjegjësi dhe sipas procedurave ligjore.
Postimi i plotë: