Kërcet kallashnikovi në Uglarë të Gjilanit: Pas rrahjes, i dyshuari shkon dhe i gjuan familjarët viktimës

Një rast i konfliktit mes dy personave ka mundur të përfundojë me fatalitet dje në fshatin Uglarë të Gjilanit. Policia bën me dije se janë arrestuar dy të dyshuar të cilët për shkak të një mosmarrëveshje janë përfshirë në përleshje fizike, shkruan lajmi.net. Më pas njëri nga të dyshuarit kishte marrë nga shtëpia e tij…

Lajme

21/11/2023 09:39

Një rast i konfliktit mes dy personave ka mundur të përfundojë me fatalitet dje në fshatin Uglarë të Gjilanit.

Policia bën me dije se janë arrestuar dy të dyshuar të cilët për shkak të një mosmarrëveshje janë përfshirë në përleshje fizike, shkruan lajmi.net.

Më pas njëri nga të dyshuarit kishte marrë nga shtëpia e tij një armë automatike dhe kishte shkuar te shtëpia e të dyshuarit tjetër dhe kishte gjuajtur me armë në drejtimi të shtëpizave të tij dhe familjarëve të tij.

Si pasojë e përdorimit të armës nga predhat e fishekëve të armës janë goditur shtëpitë e të dyshuarit dhe një veturë e parkuar.

Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore.

Nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një pushkë automatike me 21 copë fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari i cili e ka përdorur armën është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/