Kërcënohet me mjet shpërthyes Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Një kërcënim me mjet shpëthyes është bërë sot tek Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Lajme

24/05/2019 11:29

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka marrë një kërcënim me mjet shpërthyes.

Lajmi.net ka mësuar se institucioni është kërcënuar me vendosjen e një mjeti shpërthyes.

Policia tashmë gjendet në vendin e ngjarjes dhe perimetri është duke u kontrolluar me qenë.

Ende nuk është e qartë nëse dihet se nga kush erdhi kërcënimi.

Policia pritet të jap detaje shtesë së shpejti. /Lajmi.net/