Kërcënohet me mesazhe Arton Demhasaj, kërkon hetim nga Policia dhe Prokuroria

Analisti Arton Demhasaj përmes një postimi në Facebook, ka publikuar një mesazh ku është kërcënuar nga një person me profil fallco. Ai ka publikuar bisedat ku është kërcënuar, ndërsa ka thënë se ky kërcënim ka ardhur nga “aktivistët ” e VV-së. “Kjo është fytyra e vërtetë e militantizmit që po rritet nën flamurtarin e VV-së!…

Lajme

26/10/2025 22:16

Analisti Arton Demhasaj përmes një postimi në Facebook, ka publikuar një mesazh ku është kërcënuar nga një person me profil fallco.

Ai ka publikuar bisedat ku është kërcënuar, ndërsa ka thënë se ky kërcënim ka ardhur nga “aktivistët ” e VV-së.

“Kjo është fytyra e vërtetë e militantizmit që po rritet nën flamurtarin e VV-së! Unë kam pranuar kërcënime direkte vetëm pse kam shprehur një mendim politik. Kjo nuk është demokraci – kjo është frikësim politik”, ka shkruar Demhasaj.

Ai ka kërkuar nga Policia dhe Prokuroria që të nisin hetimet ndaj këtij personi.

“Nëse shteti hesht, atëherë është bërë pjesë e frikës që po përhapin militantët partiakë. Liria e fjalës nuk mbrohet me urrejtje. As me “armatat” virtuale të VV-së. Kerkoj falje per fjalorin qe e shihni ne foto!”, ka shtuar ai. Lajmi.net/ 

Bisedat: