Kërcënohet me jetë gazetari Vullnet Krasniqi, reagon AGK: Policia të marrë masa

Gazetari Vullnet Krasniqi është kërcënuar me jetë nga një qytetar i Luginës së Preshevës, përmes një videoje të publikuar në platformën Tik Tok. “Unë jam në Prishtinë, dhëmbët kam me t’i shkulë me dane, kam me ta q* f*miljen, këtu kam me ta rrasë plumbin…Ta di adresën ku e ke saktë, ta dish, të banesës, mos…

Lajme

26/06/2024 12:39

Gazetari Vullnet Krasniqi është kërcënuar me jetë nga një qytetar i Luginës së Preshevës, përmes një videoje të publikuar në platformën Tik Tok.

“Unë jam në Prishtinë, dhëmbët kam me t’i shkulë me dane, kam me ta q* f*miljen, këtu kam me ta rrasë plumbin…Ta di adresën ku e ke saktë, ta dish, të banesës, mos shko në katund, mos thirr polici…”, dëgjohet ndër të tjera duke thënë personi në video.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur jashtëzakonisht i shqetësuar për kërcënimin me jetë që i është bërë gazetarit, Vullnet Krasniqi.

“AGK-ja, ka kontaktuar me gazetarin Krasniqi, dhe i njëjti aktualisht është duke e raportuar kërcënimin në Policinë e Kosovës. Për AGK-në, një kërcënim i tillë është jashtëzakonisht shqetësues, i papranueshëm dhe i bëjmë thirrje urgjente Policisë së Kosovës që të marrë masat e duhura ta lokalizojë kërcënuesin e gazetarit Krasniqi. Shqetësohemi për sigurinë fizike të Krasniqit, andaj ftojmë Policinë e Kosovës që t’i ofrojë mbrojtjen e duhur”, thuhet në reagimin e AGK-së.