Kërcënimet iraniane ndaj Trump, presidenti amerikan: Kam lënë udhëzime, në rast se ka atentat ndaj meje do të shkatërrohen

Presidenti amerikan Donald Trump tha dje se kishte udhëzuar këshilltarët e tij që të shkatërronin Iranin në rast të një atentati ndaj tij. “Nëse e bëjnë, ata do të shkatërrohen”, u tha Trump gazetarëve ndërsa nënshkroi një urdhër ekzekutiv që urdhëronte qeverinë amerikane të vendosë presion maksimal ndaj Teheranit. “Kam lënë udhëzime – nëse e…

Bota

05/02/2025 10:53

Presidenti amerikan Donald Trump tha dje se kishte udhëzuar këshilltarët e tij që të shkatërronin Iranin në rast të një atentati ndaj tij.

“Nëse e bëjnë, ata do të shkatërrohen”, u tha Trump gazetarëve ndërsa nënshkroi një urdhër ekzekutiv që urdhëronte qeverinë amerikane të vendosë presion maksimal ndaj Teheranit. “Kam lënë udhëzime – nëse e bëjnë këtë, do të shkatërrohen, nuk do të mbetet asgjë”, shtoi ai.

Në rast të vdekjes së Trump, nënpresidenti JD Vance do të merrte presidencën, por nuk do të ishte domosdoshmërisht i detyruar të ndjekë udhëzimet e lëna nga paraardhësi i tij, sipas AP.

Kërcënimet iraniane ndaj Trump

Autoritetet federale amerikane kanë monitoruar kërcënimet iraniane ndaj Trump dhe zyrtarëve të tjerë në administratën e tij për vite me radhë. Në vitin 2020, Trump urdhëroi vrasjen e Qassem Soleimani, komandant i Forcave Quds të Korpusit të Gardës Revolucionare iraniane.

Kërcënimi iranian ndaj Trump çoi në masa të shtuara sigurie në ditët para tubimit të fushatës së tij në Pensilvani në korrik, ku ai u godit nga një plumb në vesh, sipas zyrtarëve amerikanë. Megjithatë, në atë kohë, autoritetet thanë se nuk besonin se Irani ishte i lidhur me atentatin.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi në nëntor se një komplot iranian për të vrarë Trump para zgjedhjeve presidenciale ishte penguar.